Hansi Flick bën një veprim interesant, para mbylljes së sezonit - Gazeta Express
string(62) "hansi-flick-ben-nje-veprim-interesant-para-mbylljes-se-sezonit"

Futboll

Gazeta Express

20/04/2026 19:00

Hansi Flick bën një veprim interesant, para mbylljes së sezonit

Futboll

Gazeta Express

20/04/2026 19:00

Barcelona po përgatitet për një nga afatet kalimtare verore më të rëndësishme të viteve të fundit, pasi synon të bëjë përforcimet e nevojshme në skuadrën e Hansi Flick.

Planet përfshijnë afrimin e një qendërmbrojtësi dhe një sulmuesi, ndërsa një mbrojtës krahu dhe një anësor i majtë mund të vijnë nëse João Cancelo dhe Marcus Rashfordi rikthehen tek Al Hilali dhe Manchester Unitedi respektivisht.

Duke pasur parasysh numrin e madh të vendimeve që duhet të merren, drejtori sportiv Deco ka punuar intensivisht muajt e fundit për përgatitjen e merkatos që hapet në fillim të korrikut.

Megjithatë, përpara se të vazhdojë me planet konkrete, ai duhet të marrë miratimin për objektivat nga Flicku, i cili gjithashtu pritet të diskutojë një kontratë të re me drejtuesit e klubit.

Sipas raportimeve nga “Mundo Deportivo”, takimi mes Decos dhe Flick për objektivat e transferimeve është shtyrë.

Trajneri gjerman ka bërë të qartë se nuk dëshiron të merret me merkaton verore derisa Barcelona të sigurojë titullin në La Liga, gjë që shpreson të ndodhë sa më shpejt.

Para fillimit të javës së 32-të, Barcelona ka një epërsi prej nëntë pikësh ndaj Real Madridit.

Nëse të dyja skuadrat fitojnë ndeshjet e tyre deri tek “El Clásico” në javën e 35-të, një fitore në “Spotify Camp Nou” do t’i shpallte katalanasit kampionë për të dytin sezon radhazi, pas triumfit në sezonin e parë të Flickut (2024/25).

Në këtë fazë, Flicku nuk dëshiron të mendojë shumë për të ardhmen.

Fokusi i tij është te ndeshja e së mërkurës ndaj Celta de Vigos, një kundërshtar që Barcelona e ka pasur të vështirë ta mposhtë në vitet e fundit.

Të dyja skuadrat vijnë pas eliminimeve nga garat evropiane dhe synojnë të rikthehen te fitoret me rifillimin e kampionatit./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement