Ferizaj në bisedime me tre trajnerë, Arsim Abazi në “pole-position” - Gazeta Express
string(64) "ferizaj-ne-bisedime-me-tre-trajnere-arsim-abazi-ne-pole-position"

Sport

Gazeta Express

20/04/2026 10:44

Ferizaj në bisedime me tre trajnerë, Arsim Abazi në “pole-position”

Sport

Gazeta Express

20/04/2026 10:44

Pasi u nda me Nevil Deden, klubi i futbollit Ferizaj e ka nisur punën intensive për gjetjen e trajnerit të ri.

“Gazeta Express” përmes një burimi të afërt me presidentin Lulzim Abazi merr vesh se ferizajasit i kanë në opsion tre trajnerë, ndërsa brenda ditës së sotme do të përcaktohen për njërin prej tyre.

Gjithnjë sipas këtij burimi, në “pole-position” për ta marrë në dorë ekipin e Ferizajt është trajneri Arsim Abazi, i cili së fundmi u nda me Dinamon e Ferizajt.

Abazi e njeh mjaft mirë ambientin e klubit dhe lojtarët, prandaj edhe shihet si favorit për t’u emëruar trajner i Ferizajt.

Drejtuesit e klubit e kanë me nxitim zgjedhjen e trajnerit të ri duke e marrë parasysh se në mesjavë do ta zhvillojnë ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Kosovës ndaj Llapit, ndërsa e synojnë finalen e kësaj gare pas fitores 2:1 në Podujevë dy javë më parë.

Ndërkohë, Ferizaj do të mundohet që ta shmangë rënien nga liga dhe barazhin në Superligë, ku pas barazimit me Prishtinën e Re, dorën në zemër, nuk i ka punët dhe aq mirë. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement