Cristiano Ronaldo ishte sërish protagonist, jo vetëm me gol, por edhe me reagimin e tij ndaj tifozëve gjatë fitores së Al-Nassr në AFC Champions League Two.
Portugezi e shënoi golin e parë të ndeshjes dhe e udhëhoqi skuadrën drejt një fitoreje bindëse 4-0, duke e siguruar kualifikimin në gjysmëfinale.
Megjithatë, gjatë lojës ai u provokua vazhdimisht nga tifozët kundërshtarë, të cilët e brohorisnin emrin e Lionel Messi për ta irrituar, shkruan “Gazeta Express”.
كريستيانو رونالدو يرد على جمهور الوصل بعد ترديد اسم ميسي 🥶#النصر https://t.co/2vu0bUqY9K pic.twitter.com/I9vNhBSyiI
— خالد بن فصلا | KF (@wlv_s1) April 19, 2026
Reagimi i Ronaldos ishte i menjëhershëm dhe shumë domethënës: ai vendosi gishtin në buzë, duke kërkuar heshtje nga tribuna.
Më pas e bëri edhe shenjën “qetësi” (“calma”), duke iu drejtuar tifozëve që të ndalonin provokimet.
Në një moment tjetër, ai madje e tregoi edhe rezultatin me gishta, duke iu përgjigjur drejtpërdrejt koreve nga tribuna.
Pavarësisht presionit dhe atmosferës armiqësore, Ronaldo dominoi në fushë dhe e tregoi edhe një herë përvojën dhe personalitetin e tij, duke mos lejuar që provokimet ta shpërqendrojnë.
Me këtë fitore, Al-Nassr e vazhdon rrugëtimin drejt finales, ndërsa Ronaldo afrohet gjithnjë e më shumë me shifrën historike të 1000 golave në karrierë. /Gazeta Express