Ardian Gjini largohet nga kreu i AAK'së në Gjakovë, Fetahaj kryetar i ri - Haradinaj njofton për Kuvendin zgjedhor - Gazeta Express
string(110) "ardian-gjini-largohet-nga-kreu-i-aakse-ne-gjakove-fetahaj-kryetar-i-ri-haradinaj-njofton-per-kuvendin-zgjedhor"

Lajme

Gazeta Express

19/04/2026 19:23

Ardian Gjini largohet nga kreu i AAK’së në Gjakovë, Fetahaj kryetar i ri – Haradinaj njofton për Kuvendin zgjedhor

Lajme

Gazeta Express

19/04/2026 19:23

Flamur Fetahaj është zgjedhur kryetar i degës së AAK-së në Gjakovë, komunë që qeveriset nga kjo parti politike.

Për këtë ka njoftuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili uroi Fetajn, dhe përgëzoi Ardian Gjinin për punën e deritashme.

Gjini syno të marrë drejtimin e AAK-së, pasi themeluesi i saj Ramush Haradinaj kishte treguar se nuk do të garojë më në krye të partisë.

“Gjakova e dijes, kulturës dhe atdhedashurisë, për shumë mandate ia besoi Aleancës udhëheqjen me komunën. Nën drejtimin e kryetarit Ardian Gjini, një prej më të vlerësuarve në qeverisje lokale, Gjakova ka fituar dinjitetin e një qyteti që zhvillohet me punë, me përkushtim dhe me rezultate konkrete. Investimet e shumta, projektet transformuese dhe qasja e drejtë ndaj çdo qytetari e kanë kthyer këtë qytet në një model të mirëqeverisjes lokale dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Kjo mbështetje e fuqishme dhe vendosmëria për të vazhduar rrugën e zhvillimit u konfirmuan edhe sot, në Kuvendin Zgjedhor të X-të të Degës, ku u zgjodhën strukturat e reja drejtuese”.

“Përgëzoj për zgjedhjen si kryetar i Degës, Flamur Fetahajn, aktualisht nënkryetar i komunës, një kuadër i dëshmuar dhe i përkushtuar, i cili shquhet për angazhimin dhe shërbimin e tij ndaj qytetarëve të Gjakovës. Mirënjohje ndaj kryetarit të deritanishëm të Degës, Ardian Gjini dhe strukturave që ndër vite kanë dhënë kontribut të çmuar që Aleanca të jetë forca e parë politike në Gjakovë. Kryetarit të sapozgjedhur, Flamur Fetahaj, si dhe të gjitha strukturave të reja të zgjedhura nga ky Kuvend, ju uroj mbarëvajtje dhe suksese në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të marra”, ka thënë Haradinaj. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement