Janë shënuar dy gola të shpejtë në “Etihad”, në ndeshjen mes Manchester Cityt dhe Arsenalit.
Është francezi, Rayan Cherki që shënoi për 1-0, në minutën e 16-të të ndeshjes.
Francezi shënoi pasi ‘vallëzoi’ në mbrojtjen e Arsenalit.
Pas një minuti, Arsenali e barazoi rezultatin në 1-1, pas një gabimi të madh të Gianluigi Donnarummas.
Duke dashur ta largojë topin, Donnarumma e goditi në këmbë Kai Havertzin, që ishte duke i bërë presion portierit italian./GazetaExpress/