Ditën e fundit të javës në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i këndshëm pranveror. Do të ketë erëra drejtimesh të ndryshme, por më të dobëta se të shtunën. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe nuk përjashtohet mundësia për ngrica të dobëta në disa vise kodrinore-malore.
Temperaturat minimale pritet të luhaten nga 1 deri në 6 gradë Celsius.
Gjatë ditës temperaturat do të rriten dhe në Rrafshin e Kosovës maksimalja parashihet të arrijë deri në 20 gradë Celsius, kurse në Rrafshin e Dukagjinit deri në 22 apo 23 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot stabil, me diell dhe vranësira të pakta lokale. Në jug dhe juglindje të Shqipërisë mund të ndodhë ndonjë rigë e dobët shiu.
Java e re fillon me shtim lokal të vranësirave dhe mundësi për reshje lokale shiu. Vende-vende mund të ketë edhe zhvillime të rrebesheve lokale me vetëtima dhe bubullimë, ndërkohë që priten edhe periudha me diell. Të martën më shumë vranësira, ulje e temperaturave dhe mundësi për reshje shiu./MeteoBallkan