OVL UÇK në Has largon një pllakë e cila thonë se është vendosur nga Azem Syla: U bë pa konsultim, s’respektoi procedurat - Gazeta Express
string(117) "ovl-uck-ne-has-largon-nje-pllake-e-cila-thone-se-eshte-vendosur-nga-azem-syla-u-be-pa-konsultim-srespektoi-procedurat"

Lajme

Gazeta Express

18/04/2026 21:55

OVL UÇK në Has largon një pllakë e cila thonë se është vendosur nga Azem Syla: U bë pa konsultim, s’respektoi procedurat

Lajme

Gazeta Express

18/04/2026 21:55

OVL e UÇK’së në Has, kanë larguar një pllakë të vendosur në fshatin Goden, e cila, siç kanë thënë ata, është vendosur nga Azem Syla, pa konsultim me OVL’në, dhe ‘’pa respektuar procedurat përkatëse’’.

Në reagim thuhet, OVL UÇK – Has ka punuar dhe po punon për verifikimin më të sinqertë të të gjitha shtëpive që ishin shndërruar në baza të UÇK-së gjatë viteve 1997–1999, që të nderohen ashtu siç e meritojnë, brenda ligjit, dhe të gjitha të certifikuara nga Qendra e Memorialeve të Kosovës dhe Qeveria e Kosovës.

Postimi:

Të nderuar hasjanë,

Sot, OVL UÇK – dega në Has ka larguar pllakën e vendosur nga Azem Syla në shtëpinë e Ali dhe Nazife Osmanaj, saktësisht në shtëpinë e Dëshmorit të Kombit, të shpallur Hero, Mehmet Osmanaj. Kjo pllakë ishte vendosur pa konsultim me OVL UÇK – degën në Has dhe pa respektuar procedurat përkatëse.

Theksojmë se kjo shtëpi nuk i ka shërbyer asnjë individi, por Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke qenë në funksion të luftës për liri dhe sakrificës së përbashkët.

Është ardhur koha t’u themi të gjithëve atyre që, kur u rrezikohet pushteti apo mbesin pa pushtet, fillojnë të rikthehen nën petkun e UÇK-së duke keqpërdorur familjet hasjane. Kësaj dukurie i ka ardhur fundi në Has.

OVL UÇK – Has ka punuar dhe po punon për verifikimin më të sinqertë të të gjitha shtëpive që ishin shndërruar në baza të UÇK-së gjatë viteve 1997–1999, që të nderohen ashtu siç e meritojnë, brenda ligjit, dhe të gjitha të certifikuara nga Qendra e Memorialeve të Kosovës dhe Qeveria e Kosovës.

Një e tillë është edhe shtëpia e Heroit Mehmet Osmanaj nga fshati Goden — simbol i sakrificës dhe i qëndresës për liri.

Ky është një obligim moral dhe kombëtar, që historia të ruhet e pastër dhe të përcillet me dinjitet te brezat që vijnë

Advertisement
Advertisement
Advertisement