Bënin gara shpejtësie në Ferizaj, Policia gjobit 2 të rinjtë me nga 500 euro dhe ua ndalon vozitjen për një vit - Gazeta Express
string(110) "benin-gara-shpejtesie-ne-ferizaj-policia-gjobit-2-te-rinjte-me-nga-500-euro-dhe-ua-ndalon-vozitjen-per-nje-vit"

Lajme

Gazeta Express

18/04/2026 21:16

Bënin gara shpejtësie në Ferizaj, Policia gjobit 2 të rinjtë me nga 500 euro dhe ua ndalon vozitjen për një vit

Lajme

Gazeta Express

18/04/2026 21:16

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka gjobitur dy shoferë të moshës 23 vjeç, dhe, 19 vjeç, pasi që të njëjtit po zhvillonin gara shpejtësie në Ferizaj.

Në  njoftim bëhet e ditur se, ndaj tyre janë shqiptuar gjoba në vlerë 500 euro, 5 pikë negative, dhe, i është ndaluar drejtimi i automjetit për 12 muaj, përcjell Gazeta Express.

”Policia Rajonale në Ferizaj u bën thirrje të gjithë shoferëve që të shmangin garat e shpejtësisë, pasi ato përbëjnë rrezik serioz për jetën e tyre dhe për pjesëmarrësit e tjerë në trafik”, ka njoftuar ndër tjerash policia.

Njoftimi:

Ndëshkohen dy shoferë që zhvillonin gara shpejtësie në Ferizaj

Ferizaj, 18.04.2026

Patrulla e stacionit policor në  Ferizaj, më datën 17.04.2026, rreth orës 23:34, ka ndaluar dy shoferë të cilët po zhvillonin gara shpejtësie në rrugën “Brahim Ademi ” në Ferizaj.

Shoferët me inicialet A.Q. (23 vjeç), i cili drejtonte një veturë të tipit Vovlo ngjyrë e gjelbër me targa vendore, dhe L.K. (19 vjeç), i cili po drejtonte një veturë të tipit Mercedes ngjyrë e zezë me targa vendore, janë kapur në flagrancë duke zhvilluar gara shpejtësie.

Për këto kundërvajtje të rënda në trafik, ndaj tyre janë shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 euro, 5 pikë negative, si dhe masa mbrojtëse – ndalim i të drejtës për të drejtuar automjetin për 12 muaj.

Policia Rajonale në Ferizaj u bën thirrje të gjithë shoferëve që të shmangin garat e shpejtësisë, pasi ato përbëjnë rrezik serioz për jetën e tyre dhe për pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Policia do të intensifikojë kontrollet në të gjitha rrugët e rajonit të Ferizajt, me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik, dhe fton qytetarët që të raportojnë çdo shkelje në numrat:

192

0290 326 250

0290 364 406

apo përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.

Të gjitha informacionet trajtohen me konfidencialitet të plotë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement