Hulumtuesi i lartë në IKD, Gzim Shala, në emisionin “Tempus” në T7, ka deklaruar se përpjekjet për miratimin e shpejtë të Projektligjit për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme nuk do të prodhonin efekt juridik nëse vendi hyn në zgjedhje menjëherë pas miratimit.
Ai sqaroi se edhe nëse ligji miratohet në një datë të caktuar, funksionalizimi i tij varet nga institucionet që dalin nga procesi zgjedhor, përkatësisht nga Kuvendi.
“Nëse dikush potencialisht mendon që më 27 prill miratohet ligji për Byronë dhe pastaj, pa marrë parasysh rezultatin e zgjedhjeve, ajo mbetet, kjo juridikisht është e pasaktë”, theksoi Shala, raporton Betimi për Drejtësi, përcjell Gazeta Express.
Sipas tij, mungesa e një Kuvendi funksional në rast zgjedhjesh e bën të pamundur operacionalizimin e këtij mekanizmi, pasi emërimi i anëtarëve të komisionit mbikëqyrës është kompetencë e Kuvendit.
Ai shtoi se, për këtë arsye, një ligj i tillë nuk do të arrinte të prodhonte efekte praktike nëse nuk shoqërohet me funksionalizimin e plotë institucional pas zgjedhjeve.
Një lajm I mirë për bashkëatdhetarët tanë në zonën Karlsruhe-Baden-Baden! Duke filluar nga kjo verë, Reisebüro Prishtina sjell një...