Gruda: Aktgjykimi i Kushtetueses i ka marrë parasysh konsideratat politike duke tentuar balancën - Gazeta Express
string(95) "gruda-aktgjykimi-i-kushtetueses-i-ka-marre-parasysh-konsideratat-politike-duke-tentuar-balancen"

Lajme

Gazeta Express

17/04/2026 21:09

Gruda: Aktgjykimi i Kushtetueses i ka marrë parasysh konsideratat politike duke tentuar balancën

Lajme

Gazeta Express

17/04/2026 21:09

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, në emisionin “Tempus” në T7, ka kritikuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me afatin shtesë prej 34 ditësh, duke vlerësuar se ky vendim është ndikuar nga konsiderata politike dhe ka tentuar të krijojë një balancë në rrethana konkrete.

Ai theksoi se dhënia e këtij afati për Lëvizjen Vetëvendosje është bërë në mënyrë të gabuar.

“Gjykata Kushtetuese për mua i ka dhënë në mënyrë të gabuar afat shtesë LVV prej 34 ditësh”, theksoi Gruda, raporton Betimi për Drejtësi, përcjell Gazeta Express.

Sipas tij, kur Gjykata bazohet në situata politike në vendimmarrje, ekziston rreziku që aktorët politikë ta shfrytëzojnë këtë hapësirë dhe të krijojnë bllokada institucionale.

Në këtë drejtim, ai vlerësoi se vetë aktgjykimi është problematik në përmbajtje, pasi merr parasysh konsiderata politike në vend të një interpretimi strikt kushtetues.

“Aktgjykimi i ka marrë parasysh konsideratat politike duke tentuar me kriju balancë”, u shpreh Gruda.

Advertisement
Advertisement
Advertisement