Ambasada franceze prezanton Kështjellën e Rambouillet, rikujtojnë konferencën për Kosovën aty - Gazeta Express
string(92) "ambasada-franceze-prezanton-keshtjellen-e-rambouillet-rikujtojne-konferencen-per-kosoven-aty"

Lajme

Gazeta Express

17/04/2026 13:34

Ambasada franceze prezanton Kështjellën e Rambouillet, rikujtojnë konferencën për Kosovën aty

Lajme

Gazeta Express

17/04/2026 13:34

Ambasada e Francës në Kosovë në një postim në X ka prezantua Kështjellën e Rambouillet, për të cilën tha se ajo shërbeu si vendtakim i diplomacisë.

Këtu ambasada kujtoi edhe Konferencën për Kosovën, e cila u mbajt në këtë kështjellë.

“E ndërtuar në shekullin XIV, Kështjella e Rambouillet përfaqëson një vend të rëndësishëm të trashëgimisë dhe diplomacisë ndërkombëtare. Fillimisht rezidencë mbretërore e më pas perandorake, në vitin 1895 u bë rezidencë presidenciale, simbol i një pushteti njëkohësisht diskret dhe strategjik. Një vend i takimeve diplomatike ndërkombëtare, ku është mbajtur ndër të tjera edhe Konferenca e paqes për Kosovën në vitin 1999”, shkroi ambasada.

Konferenca e Rambujesë për Kosovën u mbajt në shkurt–mars 1999 dhe ishte përpjekja e fundit diplomatike para ndërhyrjes ushtarake të NATO’s për të ndalë spastrimin etnik në Kosovë, e cila çoi në çlirimin e saj./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement