Real Madrid nuk do ta emërojë Jurgen Klopp si trajner këtë verë, pavarësisht interesimit të madh të “Los Blancos” në muajt e fundit. Këshilltari Anas Laghrari ka lobuar për emërimin e gjermanit prej vitesh, por duket se as këtë verë ai nuk do të mbërrijë në Madrid.
Pas shkarkimit të Xabi Alonso në janar, Klopp u konsiderua si zgjedhja e parë e Real Madridit për të marrë drejtimin në verë. Duke qenë se ishte tërhequr nga trajneri 18 muaj më parë, Klopp ka mohuar disa herë çdo synim për të marrë drejtimin në “Santiago Bernabéu”, ndonëse kishte raportime se mund të shqyrtonte një ofertë “në kushtet e duhura”.
Për herë të parë, raportimet nga Spanja e kanë përjashtuar mundësinë e transferimit të Klopp. Edhe pse ai vetë ka folur disa herë për këtë çështje, zërat nga kryeqyteti spanjoll vazhduan ta përfshinin në listën e kandidatëve. “El Chiringuito” ka shpjeguar se, ndonëse Klopp pëlqehet nga të gjithë në klub, ai nuk është më në konsideratë dhe nuk është një opsion për këtë verë.
Pritet që Real Madridi të ketë nevojë për një zëvendësues të Alvaro Arbeloa, por të enjten mbrëma u raportua se Arbeloa ende shpreson ta ruajë vendin e tij edhe për sezonin e ardhshëm. Sipas “El Chiringuito”, ende nuk është marrë asnjë vendim për të ardhmen e tij dhe ai do të takohet në ditët në vijim me presidentin Florentino Perez.
Në këtë takim, Arbeloa dhe Perez do të analizojnë gabimet e bëra nga ai dhe nga Xabi Alonso, performancën e lojtarëve si dhe atmosferën në dhomat e zhveshjes. Pas këtyre diskutimeve do të merret një vendim, ndërsa theksohet se lojtarët janë në krah të Arbeloas dhe mbështesin vazhdimësinë e tij në krye të ekipit.
Shell Kosova ka nisur një lojë shpërblyese që i kthen postimet në Instagram në mundësi reale për fitim. Me #ShellKosova...