Akil Gjakova ndalet në çerekfinale, kërkon të bronztën përmes repesazhit - Gazeta Express
string(71) "akil-gjakova-ndalet-ne-cerekfinale-kerkon-te-bronzten-permes-repesazhit"

Sporte tjera

Gazeta Express

17/04/2026 10:57

Akil Gjakova ndalet në çerekfinale, kërkon të bronztën përmes repesazhit

Sporte tjera

Gazeta Express

17/04/2026 10:57

Akil Gjakova ka pësuar humbje në çerekfinale të Kampionatit Europian të xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Xuhdisti kosovar u mposht nga gjeorgjiani, Lasha Shavdatuashvili me IPPON në “Golden Score”, shkruan Gazeta Express.

Dueli ishte mjaft i luftuar, por gjeorgjiani u tregua më i vëmendshëm në fund.

Përkundër humbjes, Akil Gjakova do ta vazhdojë garën për medalje të bronztë përmes repesazhit.

Në duelin e parë të repesazhit, Gjakova do të ndeshet me xhudistin nga Moldavia, Adil Osmanov. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement