Serbia sfidon BE-në: Thellon lidhjet me Rusinë dhe financon milionat për “qendrën humanitare” në Nish - Gazeta Express
string(98) "serbia-sfidon-be-ne-thellon-lidhjet-me-rusine-dhe-financon-milionat-per-qendren-humanitare-ne-nish"

Lajme

Gazeta Express

17/04/2026 7:55

Serbia sfidon BE-në: Thellon lidhjet me Rusinë dhe financon milionat për “qendrën humanitare” në Nish

Lajme

Gazeta Express

17/04/2026 7:55

Pavarësisht paralajmërimeve dhe rrezikut për të humbur miliona euro nga fondet e Bashkimit Evropian, Serbia jo vetëm që po vazhdon bashkëpunimin me Rusinë, por po e thellon atë edhe më tej.

Autoritetet serbe kanë ndarë miliona euro për të ashtuquajturën Qendër Humanitare Serbo-Ruse në Nish, një projekt që prej kohësh ka ngritur dyshime në qarqet perëndimore për rolin e tij real. Dhe hiq më larg se dje, në Beograd u arrit një marrëveshje e re mes zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe Ministrisë Ruse të Situatave të Emergjencave, duke forcuar më tej këtë bashkëpunim.

Sipas njoftimit zyrtar, qendra në Nish do të pajiset me teknologji moderne zjarrfikëse dhe do të ndërtohet një fushë e re stërvitjeje, si pjesë e programit të zhvillimit për periudhën 2025–2027. Kjo tregon qartë se Beogradi nuk po tërhiqet nga lidhjet me Moskën, pavarësisht presioneve ndërkombëtare.

Qendra, e themeluar në vitin 2012 me një marrëveshje ndërshtetërore, financohet pjesërisht nga buxheti i Serbisë, e cila në dhjetë vitet e fundit ka ndarë rreth 2.3 milionë euro për funksionimin e saj. Megjithatë, mbetet e paqartë se si shpenzohen konkretisht këto fonde.

Ndërsa Rusia e konsideron këtë qendër si një nga më të rëndësishmet në Ballkan për reagim ndaj emergjencave, vendet perëndimore vazhdojnë të shprehin shqetësime se ajo mund të shërbejë si një pikë mbështetjeje për aktivitete inteligjence apo ushtarake. /REL

Advertisement
Advertisement
Advertisement