"Themelore për rrugën drejt BE'së", Kryediplomati belg kërkoi ulje tensionesh në pjesën veriore duke i shmangur veprimet unilaterale - Gazeta Express
string(128) "themelore-per-rrugen-drejt-bese-kryediplomati-belg-kerkoi-ulje-tensionesh-ne-pjesen-veriore-duke-i-shmangur-veprimet-unilaterale"

Lajme

Gazeta Express

17/04/2026 0:00

“Themelore për rrugën drejt BE’së”, Kryediplomati belg kërkoi ulje tensionesh në pjesën veriore duke i shmangur veprimet unilaterale

Lajme

Gazeta Express

17/04/2026 0:00

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Belgjikës, Maxime Prévot, ka dhënë disa mesazhe të rëndësishme gjatë qëndrimit në Kosovë të enjten.

Ai, pas takimit me homologun e tij Glauk Konjufca, theksoi nevojën e stabilitetit politik në Kosovë, derisa tha se është pikëlluese kriza politike që po e përcjell vendin prej vitit të kaluar.

“Është pikëlluese për mua që të shoh afatet e fundit të institucioneve të Kosovës që po i përjetoni qysh nga viti i kaluar. Do doja të ripohoja mbështetjen time politike të fuqishme dhe përkushtimin afatgjatë ndaj Kosovës. Shpresoj për një stabilizim të shpejtë të institucioneve të vendit. Stabiliteti politik është çelësi”, theksoi ai.

Prevot shprehu mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, si dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Unë në mënyrë aktive do të avokoj për anëtarësimin tuaj jo në të ardhmen, por tani. Është koha”, tha ai.

Në anën tjetër, ai kërkoi edhe hapa konkretë për normalizimin e raporteve Kosovë–Serbi, derisa e theksoi të nevojshme që të mos merren hapa të njëanshëm në veri të Kosovës.

“Belgjika mbështet plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe kërkon progres të prekshëm të marrëveshjeve të Brukselit dhe të tjerave. Është e domosdoshme edhe për stabilitetin rajonal dhe të ardhmen evropiane të Kosovës. Progresi i vazhdueshëm drejt normalizimit kërkon vëmendje të qëndrueshme për të zvogëluar tensionet, veçanërisht në veri, duke shmangur veprimet unilaterale dhe masa mbrojtëse për të gjitha komunitetet dhe formimin e besimit. Këto përpjekje janë themelore për rrugën e Kosovës drejt Evropës dhe për të përfituar nga mbështetja e BE-së”, tha ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement