Me një lidership si të Granit Xhakës, Engjëll Krasniqi po shkëlqen në Gjermani, shihet si e ardhme e Kombëtares së Kosovës - Gazeta Express
string(120) "me-nje-lidership-si-te-granit-xhakes-engjell-krasniqi-po-shkelqen-ne-gjermani-shihet-si-e-ardhme-e-kombetares-se-kosoves"

Futboll

Gazeta Express

16/04/2026 20:51

Me një lidership si të Granit Xhakës, Engjëll Krasniqi po shkëlqen në Gjermani, shihet si e ardhme e Kombëtares së Kosovës

Futboll

Gazeta Express

16/04/2026 20:51

Engjëll Krasniqi po kalon një formë shumë të mirë, duke e udhëhequr ekipin U-19 të Borussia Mönchengladbachut në Gjermani si kapiten.

Fundjavën e kaluar, ai shkëlqeu në fitoren ndaj RB Leipzig me një paraqitje shumë të mirë.

Kapiten edhe i Kosovës U19, ai njihet si një lider i vërtetë në fushë, i ngjashëm me Granit Xhakën.

Tani ai përgatitet për ndeshjen e madhe kundër Bayern München U19, ku skuadra e tij lufton për titullin në Bundesliga U19.

Me cilësitë dhe lidershipin që tregon, Krasniqi ka një perspektivë shumë të madhe për të ardhmen.

Advertisement
Advertisement
Advertisement