Sorensen ishte mbrëmë në Prishtinë, Konjufca: Dialogu ndodhet në gjendje të vështirë - Gazeta Express
string(82) "sorensen-ishte-mbreme-ne-prishtine-konjufca-dialogu-ndodhet-ne-gjendje-te-veshtire"

Gazeta Express

16/04/2026 16:31

Sorensen ishte mbrëmë në Prishtinë, Konjufca: Dialogu ndodhet në gjendje të vështirë

Gazeta Express

16/04/2026 16:31

Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, tha se procesi i dialogut Kosovë-Serbi është në një gjendje “goxha të vështirë”.

Këtë deklaratë ai e bëri në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij belg në Prishtinë.

Konjufca kërkoi rikthim të mirëbesimit duke thënë se autorët e sulmit terrorist në Banjskë duhet të jetnë në burg.

“Dialogu sot ndodhet në një gjendje goxha të vështirë, në një gjendje goxha të vështirë për shkak të kësaj që e kam shpjeguar. Qysh kthehet njëfarë lloj atmosfere minimale, minimale e mirëbesimit? Nuk po lypi diçka kurrgjë të jashtëzakonshme, por po them që minimale është që kryerësit e këtij akti terrorist në Banjskë, të cilët e vranë Afrim Bunjakun, këta duhet të përfundojnë në burg. Këta duhet me qenë prapa grilave. Këta nuk mund të jenë njerëz kryesorë në Serbi edhe dora e djathtë e Vuçiqit qysh janë sot. Edhe qysh i shohim sot që veprojnë në Serbi. Kjo është elementare, kjo është bazike”.

Konjufca si arsye të dytë e radhiti letrën e ish-kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, që i kishte dërguar 27 vendeve anëtare të BE’së për mosnjohjen e integritetit territorial të Kosovës.

Kjo deklaratë e Konjufcës vjen pas vizitës së emisarit të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, në Prishtinë ku zhvilloi një takim me kryeministrin Albin Kurti në kuadër të përpjekjeve të tij për rikthimin e procesit të dialogut./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement