Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit kanë shqiptuar gjoba në vlerë prej mbi 19.000 euro ndaj tregtarëve të pandërgjegjshëm gjatë kontrolleve të intensifikuara, për parandalimin e ushqimit të pasigurt në treg. Janë realizuar 1.221 kontrolle, gjatë të cilave janë asgjësuar 272 kilogramë ushqim i pasigurt, kryesisht me origjinë shtazore, si dhe deri në 40 tonë vezë me origjinë nga Serbia.
Kontrollet kanë zbuluar një sërë parregullsish, përfshirë shitjen e produkteve me afat të skaduar, përdorimin e mishit të ngrirë në përgatitjen e produkteve të freskëta, si dhe deklarata të papërshtatshme të ushqimit. Gjithashtu, është konstatuar se shtatë subjekte kanë operuar pa qenë të regjistruara si operatorë ushqimorë në Agjencinë e Ushqimit.
Tek tre operatorë është vërtetuar se punonjësit nuk kanë kryer kontrollet e detyrueshme shëndetësore dhe nuk kanë pasur trajnimin e duhur për trajtimin e ushqimit. Ndërsa në 13 objekte janë evidentuar kushte të papërshtatshme higjienike dhe teknike.
tag_katrorimaqedoni_2
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Berlin – Prishtinë, si...