Vdiq tragjikisht ish-portieri i Austrisë, Alexander Manninger - Gazeta Express
string(60) "vdiq-tragjikisht-ish-portieri-i-austrise-alexander-manninger"

Sport

Gazeta Express

16/04/2026 15:00

Vdiq tragjikisht ish-portieri i Austrisë, Alexander Manninger

Sport

Gazeta Express

16/04/2026 15:00

Futbolli austriak është tronditur nga një lajm i rëndë: ish-portieri i kombëtares së Austrisë, Alexander Manninger, ka vdekur në mënyrë tragjike.

Sipas raportimeve, 48-vjeçari e humbi jetën sot pas një aksidenti me një tren lokal në Salzburg, përcjell “Gazeta Express”. 

Manninger ishte një figurë e njohur e futbollit austriak dhe ndër portierët më të respektuar të brezit të tij.

Ai e nisi karrierën te Austria Salzburg, ndërsa në vitin 1997 bëri histori duke u bërë lojtari i parë austriak që transferohej në Premier League, te Arsenali.

Gjatë kohës së tij në Angli, ai i regjistroi 39 paraqitje dhe e fitoi titullin kampion dhe FA Cup në sezonin 1997/98.

Karriera e tij vazhdoi kryesisht në Itali, ku luajti për disa klube, përfshirë Juventusin dhe Sienan.

Në fund të karrierës, ai ishte pjesë edhe e Liverpoolit.

Në nivel ndërkombëtar, Manninger i zhvilloi 33 ndeshje me kombëtaren e Austrisë dhe ishte pjesë e skuadrës në Euro 2008, ku shërbeu si portier rezervë.

Vdekja e tij e ka lënë një boshllëk të madh në futbollin austriak dhe ka shkaktuar reagime të shumta pikëllimi në botën e sportit. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement