Kurti pret në takim kryediplomatin e Belgjikës, Maxime Prévot - Gazeta Express
string(60) "kurti-pret-ne-takim-kryediplomatin-e-belgjikes-maxime-prevot"

Gazeta Express

16/04/2026 14:19

Kurti pret në takim kryediplomatin e Belgjikës, Maxime Prévot

Gazeta Express

16/04/2026 14:19

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Maxime Prévot.

Pas takimit me Kurtin, gjatë pasdites, diplomati belg pritet të zhvillojë takime edhe me udhëheqës të tjerë institucionalë në Kosovë.

Në orën 15:15, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, pret në takim homologun e tij nga Belgjika, Maxime Prévot, ndërsa pas takimit është paralajmëruar konferencë për media.

Më pas, në orën 16:00, ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, do të presë në takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Bashkëpunimit për Zhvillim të Belgjikës, Maxime Prévot./EO/

Advertisement
Advertisement
Advertisement