Një operacion i Antimafias së Trentos çoi në goditjen dhe çmontimin e një grupi të aktivitetit të kulticimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Dy shqiptarë 40 dhe 43 vjeç janë arrestuar deri tani, ndërsa u zbulua në Monza një depo e kthyer në “shtëpi bari”, ku u gjetën rreth 2 mijë rrënjë kanabis sativa të mbjella dhe 35 kg hashash e marijuanë të tharë dhe gati për shitje.
Skuadra Fluturuese e Policisë së Monzës njoftoi sot (16 prill) se arrestoi dy shqiptarët në provincat e Monzës dhe Bergamos, të akuzuar për prodhim dhe posedim të sasive të mëdha të marijuanës me qëllim trafikimin.
“Pas një hetimi gjithëpërfshirës të kryer nga Skuadra Fluturuese e Bolzanos, e koordinuar nga Zyra e Prokurorit Anti-Mafia të Distriktit të Trentos, që synonte shtypjen e trafikut kombëtar dhe ndërkombëtar të drogës, personeli i Skuadrës Fluturuese të Shtabit të Policisë së Monzës ekzekutoi një urdhër kërkimi kundër një burri 43-vjeçar shqiptar që banonte në komunën e Brugherio, në zonën e Brianzës. Ai është subjekt i një urdhri të detyrueshëm qëndrimi sepse besohet të jetë anëtar, duke vepruar si “korrier”, i një organizate të strukturuar kriminale me seli në provincën e Bolzanos, e dedikuar për trafikimin e kokainës dhe marihuanës të destinuar për tregun e Tirolit të Jugut”, informuan autoritetet.
Kjoi goditje është vijim i asaj ditë më parë, ku u shkatërrua një organizatë italo-shqiptare me 28 persona.
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Berlin – Prishtinë, si...