Abdixhiku për kafe në Dragash, edhe atje flet për bashkimin e së djathtës në LDK "si domosdoshmëri” - Gazeta Express
string(96) "abdixhiku-per-kafe-ne-dragash-edhe-atje-flet-per-bashkimin-e-se-djathtes-ne-ldk-si-domosdoshmeri"

Gazeta Express

16/04/2026 11:13

Abdixhiku për kafe në Dragash, edhe atje flet për bashkimin e së djathtës në LDK “si domosdoshmëri”

Gazeta Express

16/04/2026 11:13

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me disa bashkëpartiakë nga Prishtina shkoi në Dragash, një komunë që udhëhiqet nga kjo parti. Ai atje u prit nga kryetari Bexhet Xheladini.

Edhe atje Abdixhiku foli për qëllimin e tij për bashkimin e së djathtës brenda partisë së tij, për të cilin ditë më parë tha se e ka mision.

“Për kafe në Dragash. Për të bashkëbiseduar me veprimtarët e pafjale por punëtorë të mëdhenj, për bashkimin e së djathtës në LDK si domosdoshmëri e kohës. Është një mundësi që s’kapërcehet, në një moment kritik për vendin; nuk do ta shpërdorojmë – bashkimi do të ndodhë!”.

Ai tha se në këtë “bashkim duhet të ndërtojmë një alternativë serioze për vendin, për qytetarët”.

“ Për ata që presin. Në këtë alternativë duhet të jemi në hap me kohën, ashtu siç e kërkon prej kohësh vetë qytetari ynë. Këtu merr fund politika e funksionarëve që gjithë angazhimin e tyre politik e shohin vetëm për veten, te pyetja “ku jam unë?”, e jo te pyetja thelbësore “çfarë përfaqësoj unë për popullin?”. Kjo alternativë do të bëhet. Sepse LDK është vlerë e besim; jo pozitë e përfitim”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement