Harry Kane po i feston 50 golat sezonalë dhe kualifikimin e Bayern Munichut në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores 4-3 ndaj Real Madridit në ndeshjen e kthimit çerekfinale.
Sulmuesi anglez e ka komentuar përballjen me “Los Blancos”.
“Ishte një ndeshje e çmendur, që nga fillimi”, u shpreh ai për “Prime Video”, përcjell “Gazeta Express”.
“Ishte një përballje me shumë kthesa, ata na ndëshkuan në tranzicion, por duhej të qëndronim të qetë në pjesën e dytë dhe ta prisnim momentin e duhur në fund. Kjo është ajo që ndodhi pas përjashtimit të Camavingas dhe ne fituam.”
Si qendërsulmues zbret shpesh për ta ndihmuar lojën, dëshiron të përfundosh si një “10”?
“Argëtohem duke i ndihmuar shokët e skuadrës me pasimet e mia. Gjithashtu, të largohem nga zona më ndihmon të gjej hapësira dhe ta bëj më të vështirë për kundërshtarët të më mbulojnë. Që kur ka ardhur Kompany, është bërë më e lehtë për mua.”
Bayern Munichu e arrin kështu një kualifikim të rëndësishëm pas një ndeshjeje spektakolare dhe me plot emocione, ku bavarezët ditën të përfitojnë edhe nga epërsia numerike në momentet vendimtare të sfidës.
Kane ishte një nga protagonistët kryesorë, duke e konfirmuar një sezon të jashtëzakonshëm si në Bundesliga ashtu edhe në Evropë. /Gazeta Express