Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se vendi i tij është “i përgatitur për çdo skenar” në lidhje me zhvillimet e luftës në rajon, veçanërisht përballë tensioneve me Iran dhe Liban.
Në një video-adresim të publikuar në rrjetet sociale, Netanyahu theksoi se Izraeli ndodhet “në prag të eliminimit” të një bastioni të rëndësishëm të Hezbollahut në Bint Jbeil, në jug të Libanit.
Ai konfirmoi gjithashtu se ka urdhëruar Forcat e Mbrojtjes së Izraelit të vijojnë operacionet për të siguruar zonën dhe për ta zgjeruar atë drejt lindjes.
Sipas Netanyahut, objektivat strategjikë të Izraelit në këtë konflikt mbeten në përputhje me ato të Shteteve të Bashkuara.
“Është ende shumë herët për të thënë se si do të përfundojë kjo apo edhe si do të përparojë. Duke pasur parasysh mundësinë që luftimet të rifillojnë, ne jemi të përgatitur për çdo skenar”, u shpreh ai.