Sokol Brahaj, gazetar në Turqi përmes një lidhje direkte në Klan Kosova ka dhënë detaje lidhur me sulmin që ndodhi sot në shkollën e mesme “Ayser Calik” në Turqi, ku mbetën të vdekur nëntë persona dhe 13 të plagosur.
Ai foli për gjendjen e të plagosurve, duke thënë se tre prej tyre janë në gjendje kome
“Tre janë në rrezik për jetën, katër nuk janë në rrezik, 13 janë në total, të tjerët, duke hequr këta shtatë, besohet që do të dalin nga spitali, kështu dha prononcimet e fundit Ministri i Shëndetësisë. Sipas tij tre janë në gjendje kome, kurse katër të tjerët janë në gjendje intensive, por jashtë rrezikut për jetë”, tha ai.
Braha gjithashtu bëri të ditur se lidhur me këtë rast, janë arrestuar prindërit e sulmuesit.
“Kështu janë të dhënat zyrtare deri më tani, ku i ati dhe e ëma e cila është mësuese, të dy janë arrestuar dhe normalisht janë në pyetje në komisariatin e policisë dhe do të pyeten edhe nga prokurori”, tha ai.