Ditën e djeshme një zjarr masiv përfshiu një kompleks pallatesh në Tiranë.
Lidhur me rastin, për Kosova Live, ka folur ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Besfort Lamallari.
Ky i fundit bëri të ditur se, kanë kërkuar ndërhyrje nga ajri, si dhe, qëllimi i tyre ishte të shmangnin humbjen e jetëve në njerëz.
‘’U afrova aty, dhe menjëherë bëmë koordinimin e trupave dhe shtimin e forcave. Policia ishte aty për të garantuar një kontroll të trafikut. Kërkuam edhe ndërhyrjen nga ajri. Zjarri ka qenë kryesisht në pjesën e jashtme të ndërtesës. Donim me çdo kusht të shmangnim humbjen në jetë njerëzish. Kompleksi i godinës që mori flakë ishte pranë zonës së spitalit’’, tha ai mes tjerash. /GazetaExpress
VIDEO E PLOTË: