Aksident i rëndë në Leskoc të Klinës – Rrokulliset traktori, raportohet se ka vdekur një person - Gazeta Express
string(92) "aksident-i-rende-ne-leskoc-te-klines-rrokulliset-traktori-raportohet-se-ka-vdekur-nje-person"

Lajme

Gazeta Express

15/04/2026 13:36

Aksident i rëndë në Leskoc të Klinës – Rrokulliset traktori, raportohet se ka vdekur një person

Lajme

Gazeta Express

15/04/2026 13:36

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Leskoc, ku një traktor është rrokullisur në rrethana ende të paqarta.

Sipas informacioneve të para të siguruara nga Klina.info dyshohet se si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën shoferi i mjetit, i identifikuar me inicialet Gj.D., 57 vjeç.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet e emergjencës dhe autoritetet përkatëse, të cilat po hetojnë shkaqet që çuan në këtë aksident tragjik.

Ende nuk janë dhënë detaje të tjera zyrtare, ndërsa rasti mbetet në hetim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement