E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, sot ka vizituar Graçanicën ku është hapur zyrtarisht Qendra e Inovacionit.
Nga ambasada, janë shprehur ‘’krenarë’’ që prezantojnë ‘’ekselencën’’ amerikane në teknologji, ku i ofrohet më shumë mundësi të rinjve në Graçanicë.
‘’E ngarkuara me punë Anu Prattipati vizitoi sot Graçanicën për të hapur zyrtarisht Qendrën e Inovacionit në Graçanicë. Jemi krenarë që prezantojmë ekselencën amerikane në teknologji, duke ofruar njëkohësisht më shumë mundësi për të rinjtë në Graçanicë që të zhvillojnë aftësi dhe të ndjekin karrierë në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit’’, thuhet në njoftim, përcjell Gazeta Express.