Ditën e sotme, deputeti i Vetëvendosjes, Egzon Azemi dhe ish-zëdhënësi i Lëvizjes VV-së, tash i Qeverisë, Arlind Manxhuka janë shpallur fajtorë për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit, duke u dënuar secili veç e veç me nga një vit e gjashtë muaj burgim.
Lidhur me këtë, ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.
‘’Pra, Manxhuka e Azemi, dy aktivistë të VV u dënuan pse reaguan për lirimin e Dejan Pantiq, m’u në kohën e barrikadave’’, ka shkruar Bajqinovci.