Presidenti i SHBA-së Donald Trump mori dy qese me McDonald’s të dorëzuara në Zyrën Ovale të hënën nga një punëtore e DoorDash-it, të cilës ia dha bakshish 100 dollarë, duke përdorur ushqimin e tij të preferuar dhe një element spektakli të stilit të reality TV për të promovuar një politikë tatimore për të cilën thotë se ka sjellë rimbursime të mëdha për amerikanët që fitojnë bakshishe.
Sharon Simmons, e veshur me një bluzë “DoorDash Grandma”, u afrua te dera e jashtme e Zyrës Ovale dhe trokiti ndërsa kamerat e mediave xhironin. Trump doli dhe tha: “Përshëndetje. Mirë që ju shoh”, përpara se ta nxirrje 100-shen: “Shikoni këtë!” dhe më pas, duke hedhur një vështrim drejt një grupi gazetarësh aty pranë, shtoi: “Kjo nuk duket e inskenuar, apo jo?”
Natyrisht që ishte, shkruajnë mediat. Vetë hyrja në ambientet e Shtëpisë së Bardhë kërkon marrjen e lejes paraprake dhe kalimin nëpër kontrolle sigurie, ndërsa hyrja në Zyrën Ovale 0 pa përmendur afrimin kaq pranë presidentit – do të kishte qenë e pamundur pa verifikime shtesë dhe kontrolle të së kaluarës.
Trump tipped his DoorDash Grandma delivery driver with a $100 bill ✅ pic.twitter.com/moFIusQcrp
— Marina Medvin 🇺🇸 (@MarinaMedvin) April 13, 2026