Qytetari raporton rrejshëm për një aksident në Prishtinë, policia e zë në rren përmes kamerave - Gazeta Express
string(93) "qytetari-raporton-rrejshem-per-nje-aksident-ne-prishtine-policia-e-ze-ne-rren-permes-kamerave"

Lajme

Gazeta Express

14/04/2026 9:17

Qytetari raporton rrejshëm për një aksident në Prishtinë, policia e zë në rren përmes kamerave

Lajme

Gazeta Express

14/04/2026 9:17

Një njoftim i rrejshëm raportohet të jetë bërë dje në Policinë e Kosovës.

Siç njoftoi Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme kanë pranuar informatën për një aksident trafiku në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

“Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, njësitet policore të Stacionit Policor Jugu në Prishtinë, përmes verifikimit të kamerave të sigurisë dhe ndërmarrjes së veprimeve të tjera operative, kanë konstatuar se nuk kishte ndodhur asnjë aksident trafiku dhe se rasti ishte raportuar në mënyrë të rreme.”

Personi i dyshuar është intervistuar dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Deklarim i rremë”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement