Deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Kërçeli, ka deklaruar se ka pasur komunikime për çështjen e presidentit, por jo pazare për këtë pozitë.
Ai tha se komunikimi po vazhdon.
“Komunikimi është edhe sot, por jo pazare. Vazhdimisht ka komunikim dhe pazari është një dallim i madh, dy kahje shumë të kundërta”, tha Kërçeli.
Sipas tij, vendi nuk ka nevojë për zgjedhje.
“Vendit nuk i duhen dhe nuk i nevojiten zgjedhje të reja sepse nuk kanë kaluar as katër muaj prej kur ka përfunduar procesi zgjedhor i 28 dhjetorit 2025 dhe mendoj se qytetarët kanë votuar për katër vitet e ardhshme dhe mendoj se për vendin është shumë herët, besa edhe pak e dëmshme, që të shkohet tani menjëherë në zgjedhje të reja”, tha Kërçeli./BetimipërDrejtësi