“Ish dashtë me i kërku krejt ministritë, jo tri – Te ne nuk është bartë një informatë e tillë”, Ermal Sadiku i përgjigjet Rexhajt që tha se LDK kërkoi tri ministri - Gazeta Express
string(157) "ish-dashte-me-i-kerku-krejt-ministrite-jo-tri-te-ne-nuk-eshte-barte-nje-informate-e-tille-ermal-sadiku-i-pergjigjet-rexhajt-qe-tha-se-ldk-kerkoi-tri-ministri"

Lajme

Gazeta Express

13/04/2026 21:08

“Ish dashtë me i kërku krejt ministritë, jo tri – Te ne nuk është bartë një informatë e tillë”, Ermal Sadiku i përgjigjet Rexhajt që tha se LDK kërkoi tri ministri

Lajme

Gazeta Express

13/04/2026 21:08

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka mohuar deklaratën e Albatros Rexhajt, i cili tha se kryetari Lumir Abdixhiku në takimin me kryeministrin Albin Kurti, ka kërkuar tri ministri.

Sadiku tha në Pressing në T7 se “një informatë e tillë nuk i është bartë Grupit Parlamentar të LDK-së, përveç tentativës për të gjetur një zgjidhje”, referuar çështjes së Presidentit.

“Ish dashtë me i kërku krejt ministritë, 22 a sa i kanë? S’besoj që ish dashtë me pranu diçka të tillë me tri ministri…Nuk është bisedu diçka e tillë, ka qenë takim i mbyllur mes Kurtit dhe Abdixhikut. Tek ne nuk është bartë një informatë e tillë, është bartë që ne si Grup Parlamentar duhet të tentojmë të gjejmë një zgjidhje”, tha Sadiku në Pressing, transmeton Express.

Video:

Advertisement
Advertisement
Advertisement