Kërçeli: Është shumë herët për të shkuar në zgjedhje, PDK e LDK ende s’kanë asnjë emër për President - Gazeta Express
string(97) "kerceli-eshte-shume-heret-per-te-shkuar-ne-zgjedhje-pdk-e-ldk-ende-skane-asnje-emer-per-president"

Lajme

Gazeta Express

13/04/2026 20:40

Kërçeli: Është shumë herët për të shkuar në zgjedhje, PDK e LDK ende s’kanë asnjë emër për President

Lajme

Gazeta Express

13/04/2026 20:40

Ilir Kërceli, deputet i Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se është shumë herët për të shkuar në zgjedhje, duke shtuar se nuk ka asnjë emër as nga PDK dhe LDK.

“Vendit nuk i duhen dhe nuk i nevojiten zgjedhje të reja sepse nuk kanë kaluar as katër muaj prej kur ka përfunduar procesi zgjedhor i 28 dhjetorit 2025 dhe mendoj se qytetarët kanë votuar për katër vitet e ardhshme dhe mendoj se për vendin është shumë herët, besa edhe pak e dëmshme, që të shkohet tani menjëherë në zgjedhje të reja”, tha Kërçeli.

Tutje, Kërçeli shtoi se kalimi i krizës bëhet bashkërisht nga të gjitha partitë politike.

“Mendoj se duhet të gjithë bashkërisht ta gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe ta zgjedhim një president dhe të mos i mundojmë më shumë qytetarët dhe t’i çojmë edhe një herë në zgjedhje, sepse në vitin që lamë pas kishim katër procese zgjedhore, duke përfshirë edhe procesin zgjedhor për zgjedhjet lokale dhe balotazhin, si dhe dy palë zgjedhje nacionale. Kështu që shpresoj të gjendet një gjuhë e përbashkët, një emër konsensual për president dhe të kalojmë këtë krizë”, tha Kërçeli në Tempus të KTV-së.

Advertisement
Advertisement
Advertisement