Presidentja Vjosa Osmani tha se me ndihmën e Amerikës janë parandaluar plane ogurzeza të Serbisë edhe pas sulmit në Banjska.
Ajo tregoi se kur kishte ndodhur sulmi kishte zhvilluar telefonata në 3 të mëngjesit.
“Ne një shtet e kemi në krah, është Amerika. Kjo është dëshmuar edhe në ditën e Banjskës dhe të gjithë që punojnë në institucione e dinë fort mirë për çka e kam fjalën. Është dëshmuar edhe kur është sulmuar Ibër Lepenci dhe të gjitha institucionet e dinë shumë mirë kënd e kemi thirrë ne në 3 të mëngjesit në telefon, kush na ka dalë në ndihmë e kush na ka mbyllë telefonin”, tha Osmani në Pressing, transmeton Express.
“E dinë institucionet tona që Presidentja e Republikës së Kosovës i është drejtuar Shtëpisë së Bardhë për të parandaluar plane shumë me ogurzeza që kanë qenë përtej Banjskës, pra nuk ka qenë vetëm Banjska në rrezik..Kemi arritë që në komunikim me Amerikën të parandalojmë plane ogurzeza”, shtoi Osmani.
Video: