Muriqi drejt podiumit të Këpucës së Artë, prijnë Kane, Mbappe e Haaland - Gazeta Express
string(69) "muriqi-drejt-podiumit-te-kepuces-se-arte-prijne-kane-mbappe-e-haaland"

Sport

Gazeta Express

07/04/2026 21:16

Muriqi drejt podiumit të Këpucës së Artë, prijnë Kane, Mbappe e Haaland

Sport

Gazeta Express

07/04/2026 21:16

Fundjava që sapo kaloi i la pozicionet kryesore të renditjes së Këpucës së Artë thuajse të pandryshuara.

Megjithatë, ka lëvizje interesante: sulmuesi kosovar Vedat Muriqi po ngjitet drejt podiumit, ndërsa për Lautaro Martinez renditja është gjithnjë e më afër një vendi në Top 10, shkruan “Gazeta Express”.

Muriqi është bërë idhull te Mallorca dhe ka luajtur rol protagonistik në fundjavë me suksese të skuadrës së tij ndaj Real Madridit.

“Pirati” e shënoi golin e fitores në minutat shtesë duke arritur në kuotën e 19 golave sezonalë.

Ndërkohë, edhe kapiteni i Interit, Lautaro Martínez, e ka bërë një hap përpara në renditjen për Këpucën e Artë, duke u afruar gjithnjë e më shumë drejt një vendi në Top 10. /Gazeta Express

Renditja aktuale e Këpucës së Artë (me pikë):

Harry Kane (Bayern München) — 62

Kylian Mbappé (Real Madrid) — 46

Erling Haaland (Real Madrid) — 44

Igor Thiago (Brentford) — 38

Vedat Muriqi (Mallorca) — 38

Luis Suárez (Sporting CP) — 36

Deniz Undav (Stuttgart) — 36

Ayase Ueda (Feyenoord) — 33

Dion Beljo (Dinamo Zagreb) — 33

Paul Onuachu (Trabzonspor) — 33

Lautaro Martinez (Inter) — 32

Advertisement
Advertisement
Advertisement