Bamforth i jashtëzakonshëm, shpallet MVP - Gazeta Express
string(39) "bamforth-i-jashtezakonshem-shpallet-mvp"

Basketboll

Gazeta Express

06/04/2026 13:56

Bamforth i jashtëzakonshëm, shpallet MVP

Basketboll

Gazeta Express

06/04/2026 13:56

Java e 27-të në ProCredit Superligë përveç që solli super përballje, kishte edhe super paraqitje të basketbollistëve.

Basketbollistin me indeksin më të lartë në këtë xhiro dhe që ishte i jashtëzakonshëm ishte Scott Bamforth i Golden Eagle Yllit.

MVP i Ligës Unike dhuroi njërën nga paraqitjet më të mira këtë edicion.

Ndaj Borës kishte 38 pikë, katër kërcime e tetë asistime, duke pasur indeksin 45.

Edhe pse Peja humbi nga Bashkimi, Cesare Edwards kishte paraqitje shumë të mirë me 29 pikë e 14 kërcime, kurse te Portokallezinjtë më i miri ishte Jalen Riley me  27 pikë, shtatë kërcime dhe tri asistime.

Vëllaznimi shënoi njërën nga fitoret më të rëndësishme këtë edicion, duke fituar ndaj Sigal Prishtinës ku u dallua i zakonshmi Jericole Hellems me 23 pikë, gjashtë kërcime dhe tetë asistime.

Trepça shënoi fitoren e 19-të radhazi, duke konfirmuar formën e mirë para garave shtesë.

Ndaj Rahoveci 029 u dallua Drilon Hajrizi me 18 pikë e dhjetë kërcime.

MVP

Scott Bamforth (Golden Eagle Ylli) 38 pikë, 4 kërcime, 8 asistime, 45 indeksi

Top 5

Scott Bamforth (Golden Eagle Ylli) 38 pikë, 4 kërcime, 8 asistime, 45 indeksi

Cesare Edwards (Peja) 29 pikë, 14 kërcime, 2 asistime, 38 indeksi

Jericole Hellems (Vëllaznimi) 23 pikë, 6 kërcime, 8 asistime, 32 indeksi

Jalen Riley (Bashkimi) 27 pikë, 7 kërcime, 3 asistime, 30 indeksi

Drilon Hajrizi (Trepça) 18 pikë, 10 kërcime, 5 asistime, 26 indeksi

Advertisement
Advertisement
Advertisement