Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka lundruar në Liqenin Akumulues të këtij qyteti.
Ai ka thënë se gjendja ka qenë shumë e rënduar në këtë liqen
Sipas Pecit tash janë në fazën e hartimit të një plani për liqenin.
“Në dy vitet e fundit, gjendja e liqenit ka qenë tejet e rënduar. Në funksion të kësaj, së bashku me Klubin e Zhytjes Trepça, kemi realizuar disa aktivitete të pastrimit. Jemi në fazën e hartimit të një plani për liqenin, si njërin nga vendet më të bukura në Kosovë, me potencial të madh për zhvillim të turizmit dhe shndërrimin e tij në një pikë të rëndësishme atraksioni”, ka shkruar Peci. /Gazeta Express