E rëndë në Itali: 50-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në stacionin e tramvajit - sapo kishte dalë nga burgu - Gazeta Express
string(105) "e-rende-ne-itali-50-vjecari-shqiptar-gjendet-i-vdekur-ne-stacionin-e-tramvajit-sapo-kishte-dale-nga-burgu"

Lajme

Gazeta Express

05/04/2026 17:46

E rëndë në Itali: 50-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në stacionin e tramvajit – sapo kishte dalë nga burgu

Lajme

Gazeta Express

05/04/2026 17:46

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në Itali.

Trupi i pajetë i një burri u gjet në stacionin e tramvajit në Arcirpressi të Firences, në rrethana dhe shkaqe ende të paqarta, por që po hetohen nga Policia Forenzike (Shkencore) vendase.

Viktima është identifikuar si një 50-vjeçar shqiptar, emri i të cilit nuk publikohet ende dhe që jetonte në Viterbo.

Detaji që ka ngritur dyshimet për shkakun e një vdekjeje nga faktorë të jashtëm është fakti se 50-vjeçari sapo ishte liruar nga burgu.

firence trami shqiptari

“Pas përpjekjeve për ta ringjallur nga stafi i Humanitas në Firence, ai u shpall i vdekur. Pak pas orës 10:00 të mëngjesit, magjistrati në detyrë urdhëroi hetime të mëtejshme, duke pasur parasysh se burri (një shqiptar pesëdhjetëvjeçar nga Viterbo) ishte mbajtur në burgun Sollicciano deri dje”, informoi media italiane për detajet e para.

Ekipi i mjekësisë ligjore dhe policia lokale iu përgjigjën vendit të ngjarjes. Stafi i Gest ishte gjithashtu në vendngjarje pasi ndalesa ishte e mbyllur.

firence ngjarja shqiptari

Linja e tramvajit u mbyll për disa orë për shkak të hetimeve, ndërsa po mblidhen dëshmi, prova, pamje filmike dhe të dhëna për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike.

Advertisement
Advertisement
Advertisement