Bashkëshortja e yllit të Real Madrid, Federico Valverde, ka reaguar ashpër ndaj nivelit të arbitrimit në La Liga.
Kjo erdhi pasi Barcelona përfitoi nga një vendim i rëndësishëm në ndeshjen ndaj Atletico Madrid.
Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick fitoi 2-1 në kryeqytetin spanjoll, duke e çuar diferencën në krye të tabelës në shtatë pikë.
Një nga momentet më të diskutuara të ndeshjes ishte ndërhyrja e Gerard Martin, e cila fillimisht u ndëshkua me karton të kuq, por më pas u zbut në karton të verdhë pas rishikimit nga VAR.
Kjo shkaktoi reagime të shumta nga tifozët e Real Madrid, të cilët insistuan se lojtari duhej të përjashtohej nga loja.
Mes kritikëve ishte edhe Mina Bonino, partnerja e Valverdes, e cila reagoi në rrjetet sociale.
Në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ajo publikoi një imazh të ndërhyrjes së Martinit, të shoqëruar me mbishkrimin:
“Nëse kjo nuk është karton i kuq, duhet mbyllur stadiumi”.
Barcelona fitoi 2-1 mbrëmë, duke shkuar në +7 në krye të tabelës ndaj Real Madridit./GazetaExpress/