Fisnik Asllani flet për interesimin e Barcelonës - Gazeta Express
string(48) "fisnik-asllani-flet-per-interesimin-e-barcelones"

Futboll

Gazeta Express

04/04/2026 22:55

Fisnik Asllani flet për interesimin e Barcelonës

Futboll

Gazeta Express

04/04/2026 22:55

Fisnik Asllani është një nga lojtarët më të përmendur këtë edicion, jo vetëm në Bundesliga, por edhe më gjerë.

Sulmuesi dardan po kërkohet pothuajse nga e gjithë Evropa, pas paraqitjeve me Hoffenheimin këtë edicion.

Përpos dy gjigantëve gjermanë, Bayern Munichut dhe Borussia Dortmundit, interesim për sulmuesin e Kombëtares së Kosovës kanë shprehur edhe Chelsea, por mbi të gjitha, Barcelona.

Këtë më parë e kishte konfirmuar agjenti i lojtarit, i cili kishte bërë me dije se kanë nisur kontaktet mes Barcelonës dhe lojtarit.

Edhe vetë Asllani ka folur për këtë interesim nga Barcelona.

“Më lini të luaj futbollin tim fillimisht, pastaj do të flasim pasi të përfundojë sezoni”, tha ai, shkruan “Kosovan Footy” në “X”.

Asllani ka shënuar nëntë gola në Bundesliga këtë edicion me Hoffenheimin, teksa ka edhe pesë asistime në emrin e tij./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement