Ballkani mori një fitore të madhe në garën për titull, duke e mposhtur Dukagjinin në sekondat e fundit të ndeshjes.
Suharekasit e mposhtën Dukagjinin e Klinës, me një gol në sekondat e fundit të ndeshjes, të cilin e shënoi Bleart Tolaj në minutën e 96-të.
Ballkani fitoi 2-1 ndaj klinasve, teksa ishin suharekasit që shënuan në minutën e 53-të, përmes Almir Kryeziut.
Kryeziu shënoi për 1-0 nga pika e penalltisë.
Dukagjini barazoi për 1-1 me anë të Albion Pllanës në minutën e 75-të.
Teksa, golin e fitores për Ballkanin e shnëoi Tolaj në minutën e 96-të.
Ballkani me këtë fitore shkon në kuotën e 48 pikëve, duke rimarrë kreun e tabelës nga Drita, të paktën deri nesër.
Ndërkohë, Dukagjini mbetet në vendin e gjashtë, me 34 pikë./GazetaExpress/