Fisnik Asllani e ka gjetur vetën sërish në listën e golashënuesve për Hoffenheimin, pas një agjërimi prej dy ndeshjeve pa gol.
Sulmuesi i kombëtares së Kosovës shënoi një supergol, në ndeshjen që Hoffenheimi po e zhvillon ndaj Mainzit në Bundesliga, në kuadër të xhiros së 28-të.
Asllani shënoi për 1-1 në minutën e 23-të, me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës, me këmbën e tij të majtë, e cila nuk është e preferuara e tij.
Golin e parë të ndeshjes e shënoi Phillip Tietz në minutën e 13-të.
Momentalisht sapo ka përfunduar pjesa e parë e kësaj ndeshje.
Asllani deri më tash ka shënuar nëntë gola në Bundesliga, me pesë asistime në emrin e tij po ashtu./GazetaExpress/