Manchester City ka siguruar një fitore të thellë ndaj Liverpool FC, duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e FA Cup pas një paraqitjeje dominuese.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ishte superiore gjatë gjithë takimit, duke kontrolluar lojën dhe duke shfrytëzuar maksimalisht rastet e krijuara. Ylli i ndeshjes ishte pa dyshim Erling Haaland, i cili realizoi het-trik dhe udhëhoqi “Citizens” drejt një fitoreje bindëse.
Norvegjezi kompletoi tregolëshin e tij në minutën e 57-të, duke vulosur praktikisht fatin e takimit. Liverpooli u shfaq i pafuqishëm përballë ritmit dhe efikasitetit të kundërshtarit, duke mos arritur të reagojë në momentet kyçe.
Me këtë triumf, Manchester City vazhdon marshimin drejt trofeut, duke konfirmuar edhe një herë ambiciet e mëdha për këtë sezon.