“Të luajmë Big Brother familjar?” – Miri ankohet të Vëllai i Madh për Selin - Gazeta Express
string(70) "te-luajme-big-brother-familjar-miri-ankohet-te-vellai-i-madh-per-selin"

TV/Film

Gazeta Express

03/04/2026 22:02

“Të luajmë Big Brother familjar?” – Miri ankohet të Vëllai i Madh për Selin

TV/Film

Gazeta Express

03/04/2026 22:02

“Dy javë përpara finales… Çfarë do të ndodhë?”

Mbrëmjen e sotme është publikuar promo e Prime-t të ditës së shtunë të “Big Brother VIP 5”. Në të shfaqet Selin teksa flet te Dhoma e Rrëfimit dhe duket e shqetësuar se çfarë po ndodh jashtë, duke qenë se nëna e saj i kërkoi të mërkurën që të dilte nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Nga ana tjetër Miri shprehet:

“Si t’ia bëjmë tani, të luajmë Big Brother familjar? Atëherë unë duhet të pres të vijë gruaja ime, nëna dhe babai”.

Ndërkohë krahas videos së publikuar në “Instagram” shkruhet:

“Dy javë përpara finales…

Çfarë do të ndodhë?

“Big Brother Vip”, të shtunën ora 21:00, me Ledion Liçon, në Top Channel”.

Kujtojmë se nesër do të shpallet edhe finalistja e parë e këtij edicioni të pestë të “Big Brother VIP” dhe në televotim kokë më kokë janë Brikena dhe Selin. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement