Hansi Flick konfirmon se tre lojtarë që janë rikthyer nga lëndimet - Gazeta Express
string(66) "hansi-flick-konfirmon-se-tre-lojtare-qe-jane-rikthyer-nga-lendimet"

Futboll

Gazeta Express

03/04/2026 18:24

Hansi Flick konfirmon se tre lojtarë që janë rikthyer nga lëndimet

Futboll

Gazeta Express

03/04/2026 18:24

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka konfirmuar rikthimin nga dëmtimi të Jules Koundés dhe Alejandro Baldes, pas më shumë se një muaji jashtë fushave.

Megjithatë, mungesa e Raphinhas ka zbehur disi kthimin nga pauza ndërkombëtare për katalanasit.

Koundé dhe Balde do t’i bashkohen edhe Eric Garcías, i cili gjithashtu ka munguar për shkak dëmtimi.

Kjo i jep Flickut më shumë opsione në mbrojtje, ndërsa Frenkie de Jong ende nuk është kthyer në stërvitje me grupin.

“Lajmi i mirë është që kemi Koundén, Balden dhe Ericun sërish. Me Frenkien, ai do të nisë stërvitjen me grupin javën e ardhshme. Por hap pas hapi, duhet të presim”, tha Flicku.

Barcelona ka pasur rezultate dukshëm më të dobëta pa Raphinhan këtë sezon, ndërsa braziliani ka pasur probleme të shpeshta fizike.

Ai pritet të rikthehet në Barcelonë të dielën, pasi iu dha kohë pushimi në Brazil për t’u rikuperuar.

“Nuk ka fajtorë. Është dëmtim dhe kjo është pjesë e futbollit; duhet ta pranojmë. Nuk erdhi në momentin më të mirë, dhe kjo na trishton. Tani duhet të shohim si ta menaxhojmë, kemi shumë lojtarë”, tha ai.

Flicku zbuloi se vendimi për ta lënë Raphinhan të qëndrojë disa ditë në Brazil u mor bashkë me Decon për ta ndihmuar emocionalisht lojtarin.

Ndërkohë, i huazuari nga Manchester Unitedi, Marcus Rashfordi, shihet si favorit për ta zëvendësuar në krahun e majtë, por Flicku përmendi edhe alternativa si Gavi dhe Fermín López.

“Jam i kënaqur me Marcusin; po luan mirë. Ka pasur disa probleme fizike, por tani është një mundësi për të. Kemi edhe opsione të tjera si Fermíni apo Gavi, që është në një nivel shumë të lartë”, shtoi ai.

Duke folur për kundërshtarin, Flicku vlerësoi maksimalisht Atlético Madridin dhe trajnerin Diego Simeonen.

“Është një ndeshje ndaj një prej skuadrave më të mira në ligë dhe në Evropë. Kanë shumë cilësi dhe çdo lojtar mund ta vendosë ndeshjen”, u shpreh ai.

Ai pati fjalë të veçanta edhe për Antoine Griezmannin.

“Është një lojtar fantastik. Mënyra si luan është aq e lehtë, sikur po vallëzon”, tha ai për francezin.

Barcelona kryeson La Ligën me katër pikë avantazh, por Real Madridi mund ta ngushtojë diferencën para sfidës në “Metropolitano”.

Me një kalendar të vështirë përpara dhe mungesën e Raphinhas, fundi i sezonit pritet të jetë sfidues për katalanasit./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement