Prishtina po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e skenës globale të muzikës elektronike – dhe këtë herë, vëmendja vjen nga një prej label-eve më të “hot” të momentit: NO ART. Më 11 Prill, një event që pritet të jetë ndër më të përfolurit do të sjellë në ZONECLUB dy emra të njohur të këtij label-i: Benja dhe Franc Fala, në një performancë speciale b2b që premton energji dhe atmosferë të nivelit ndërkombëtar.

Ajo që e bën këtë natë edhe më të veçantë është fakti që këta artistë janë ndër emrat që qëndrojnë pas hitit viral “Yamore” – një këngë që ka pushtuar skenën globale dhe ka grumbulluar miliona dëgjime, duke u kthyer në një fenomen në klubet dhe platformat muzikore.
Ky sukses i ka pozicionuar Benja dhe Franc Fala ndër artistët më të kërkuar të momentit, duke i lidhur ngushtë me label-in NO ART, i cili po dominon skenën elektronike ndërkombëtare me një identitet të veçantë dhe një sound që po përcakton trendet.
Performanca e tyre b2b njihet për një rrjedhë unike muzikore, ku ritmi dhe emocioni ndërthuren në mënyrë perfekte, duke krijuar një eksperiencë që shkon përtej një nate të zakonshme në klub. Ky event vjen në një moment shumë të rëndësishëm për ZONECLUB, i cili po shënon 16 vite aktivitet dhe po prezanton rebrendimin e tij të ri.
Një kombinim që lidh historinë me të ardhmen, duke sjellë artistë të nivelit global në një skenë që po rritet çdo ditë. Për publikun në Prishtinë, 11 Prilli nuk është thjesht një datë – është një mundësi për të përjetuar nga afër një pjesë të skenës globale dhe për të ndjerë energjinë e një hiti që ka bërë xhiron e botës. Me emra që qëndrojnë pas “Yamore” dhe me fuqinë e NO ART, kjo natë pritet të jetë një nga momentet më të forta të këtij sezoni. Më 11 Prill, gjithçka ndodh në ZONECLUB
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...