Gennaro Gattuso largohet nga Kombëtarja e Italisë me “zemër të rënduar”, ndërsa Gabriele Gravina falënderon ish-trajnerin për “kontributin e çmuar”.
Federata Italiane e Futbollit (FIGC) njoftoi të premten se Gattuso ka ndërprerë kontratën e tij me kombëtaren italiane.
“Me zemër të rënduar, duke mos arritur objektivin që i kishim vënë vetes, e konsideroj të përfunduar eksperiencën time si trajner i Kombëtares”, tha Gattuso.
“Fanella ‘Azzurri’ është gjëja më e çmuar në futboll dhe për këtë arsye është e drejtë të lehtësohen menjëherë vlerësimet teknike për të ardhmen. Dua të falënderoj presidentin Gabriele Gravina, Gianluigi Buffonin dhe, bashkë me ta, gjithë stafin e Federatës për besimin dhe mbështetjen që më kanë dhënë gjithmonë”, tha ai.
“Ka qenë një nder të drejtoj Kombëtaren dhe ta bëj këtë me një grup lojtarësh që kanë treguar përkushtim dhe lidhje me këtë fanellë. Por falënderimi im më i madh shkon për tifozët, për të gjithë italianët që në muajt e fundit nuk kanë reshtur së treguari dashuri dhe mbështetje për Kombëtaren. Gjithmonë me ngjyrën blu në zemër”, shtoi ai.
Presidenti i FIGC-së, Gravina, kishte dhënë dorëheqje një ditë para largimit të Gattusos, ndërsa një president i ri i Federatës do të zgjidhet më 22 qershor.
“Dua ta falënderoj sërish Gattuson, sepse përveçse një njeri i veçantë, ai dha një kontribut të çmuar si trajner, duke rikthyer entuziazmin rreth Kombëtares në vetëm pak muaj”, tha Gravina.
“Ai u përcolli lojtarëve dhe gjithë vendit krenarinë për të veshur fanellën ‘Azzurri’”, e mbylli Gravina.
Vala e dorëheqjeve erdhi dy ditë pasi kombëtarja e Italisë dështoi të kualifikohet për në Botëror, për herën e tretë radhazi, duke u eliminuar në “play-off” edhe në vitet 2018 dhe 2022.
Kësaj here, Italia u mposht nga Bosnja dhe Hercegovina, pas penalltive me rezultat 4-1, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet kishin përfunduar 1-1./GazetaExpress/
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...