Një tjetër këndvështrim mbi marrëdhëniet brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania ka ardhur këtë herë nga një person shumë i afërt me një nga banorët, transmeton IndeksOnline.
Motra e Mateos, Kejsi e ftuar në një intervistë për TAR, ka komentuar raportin e tij me Brikenen, duke treguar se fillimisht kishte një tjetër ide për vajzën që mund t’i përshtatej atij.
“Me thënë të drejtën unë prisja një tip si i Selinit për Mateon me ato aludimet e mia,” u shpreh ajo.
Por ndjekja e përditshme e dinamikave në shtëpi e ka bërë të ndryshojë mendim, duke e parë lidhjen e tyre në një këndvështrim tjetër.
“Duke parë vazhdimësinë, një tip si Brikena i përshtatet më shumë se duhet të balancojnë njëri-tjetrin. I përshtatet më shumë se e zbut Brikena Mateon,” tha ajo.
Sipas saj, karakteri i fortë i të vëllait kërkon një partner që di të krijojë ekuilibër dhe jo përplasje.
“E zbut sepse ai di të jetë edhe i butë edhe i egër. Ndërsa me një tip si Selini, dy zjarre bashkë sikur do bënin bam.”
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...