Klubet angleze i vihen pas objektivit të Realit për anën defanzive - Gazeta Express
string(66) "klubet-angleze-i-vihen-pas-objektivit-te-realit-per-anen-defanzive"

Futboll

Gazeta Express

02/04/2026 19:00

Klubet angleze i vihen pas objektivit të Realit për anën defanzive

Futboll

Gazeta Express

02/04/2026 19:00

E ardhmja e qendërmbrojtësit të Borussia Dortmundi, Nico Schlotterbeck, mbetet një “gur dominosh” që disa klube evropiane po e ndjekin me kujdes.

Reprezentuesi gjerman mbetet pa kontratë nga vera tjetër, dhe me deklaratën e tij se nuk po afron rinovimi me Dortmundin, logjikisht klubi mund të vendosë ta shesë përpara se të jetë vonë.

Schlotterbeck, 26 vjeç, është një nga pak mbrojtësit qendrorë të nivelit të lartë që mund të jenë të disponueshëm këtë verë, nëse BVB vendos ta lejojë një transferim.

Megjithatë, klubi duket se do të vazhdojë përpjekjet për një rinovim në këtë periudhë.

Ai është lidhur më së shumti me Real Madridin muajt e fundit, veçanërisht pas rinovimit të kontratës së Dayot Upamecano me Bayern Munichun, me madrilenët që kërkojnë një mbrojtës qendror këtë verë.

Një pjesë e bllokimit në negociata mund të lidhet me interesin nga Premierliga.

Gazetari Christian Falk ka shpjeguar për “Caught Offside” se Schlotterbeck ishte afër finalizimit të rinovimit me Dortmundin, por klubi beson se interesimi i ri nga Manchester Unitedi dhe Liverpooli ka ndikuar në mendimet e tij.

Një tjetër emër i madh që po ndiqet nga elita e Europës, përfshirë Real Madridin, është Ibrahima Konaté i Liverpoolit.

Francezi mbetet pa kontratë këtë verë dhe nuk ka treguar shenja rinovimi.

Nëse ai largohet, Liverpooli mund të shohë Schlotterbeck si zëvendësuesin e tij.

Nga ana tjetër, nëse Real Madridi përqendrohet te Konaté, kjo mund të mbyllë interesin e tyre për Schlotterbeckun.

Çmimi i mëparshëm i përmendur për Schlotterbeckun ishte 50-60 milionë euro, një shumë që madrilenët zakonisht nuk shpenzojnë për lojtarë në mes të 20-ave, ndërsa Konaté përshtatet më mirë me politikën e tyre të fundit të transferimeve, duke qenë i disponueshëm pa pagesë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement